Prill 13, 2022 12:30 Europe/Tirane
  • Nis mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së

Komisioni i Rithemelimit ka filluar mbledhjen e njoftuar më herët në selinë e PD-së. Temë e kësaj mbledhje është organizimi në lidhje me Kuvendin e 30 prillit dhe përfundimi i proceseve zgjedhore në degët e rretheve për përcaktimin e strukturave drejtuese.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohet pjesmarrja e pothuajse të gjithë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. 

Sipas vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit, drejtimin e partisë e ka marrë Komisioni i Rithemelimit, i cili po zhvillon mbledhjen e parë në zyrën e kreut të PD-së./Syri