Prill 17, 2022 07:40 Europe/Tirane
  • Platforma e Alibeajt, merr shumicën e deputetëve të PD përballë Berishës

Jo nga selia e PD, por nga një zyrë e ngushtë e grupit parlamentar në kryesinë e kuvendit, kryetari i komanduar i PD njëherazi kryetar i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj shpalosi Platformën e Bashkimit të Demokratëve. Në kushtet kur Sali Berisha ka marrë vetëm çelat e zyrave të PD, platforma Alibeaj synon nisjen e bashkimit nga baza e partisë.

‘Aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete, dhe mbi të gjitha duhet të tregojnë që Partia Demokratike, nuk ka të tepërt asnjë anëtar të saj. Në cdo proces, në çdo strukturë, është e domosdoshme që të vlerësohet dhe ruhet kontributi dhe meritokracia e kujtdo në PD.’ Por pika kulminante e deklaratës së Alibeajt ishte leximi i listës së 31 deputetëve që kanë firmosur atë, si dhe zyrtarizimin e listës së shumicës së grupit, kundër Sali Berishës. “Është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar.” .Firmat e 31 deputetëve pro kësaj platforme tregojnë zyrtarisht për herë se kush nga dy kampet Berisha-Basha kontrollojmë grupin parlamentar. PD në parlamentin e Shqipërisë ka 52 deputetë. Nga të cilët shumica prej 31 rreshtohen me pasardhësin e Bashës Enkelejd Alibeajn. Vetëm 15 deputetë vijojnë ti qëndrojnë besnik Rithemelit të PD inicuar nga Sali Berisha. Ndërsa grupimi i tretë prej 5 deputetësh qëndrojnë në zonë neutral as me Alibeajn dhe as me Berishën. Në të tilla kushte e vetmja fitore e rithemelimit të PD është marrja dhe mobilimi i ri i zyrave në ndërtesën e ish Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Alibeaj tregoi se përves 6 pikave të kësaj platforme ka pasur edhe propozime shtesë. “Kolegët Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, etj., kishin propozim shtesë që në qëndrim të specifikohej se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të kandidojnë për pozicionin e kryetarit të Partisë. Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar.” Tashmë deputetët që kundërshtojnë rikthimin e Sali Berishës në krye të PD gëzojnë edhe një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve. Platforma më shumë se ofertë bashkimi, është deklarate e ndarjes se forcave brenda PD. Shumica e grupit rreshtohet pas Alibeajt. Mund te quhet pjesërisht edhe fitorja e pare e Bashes ndaj Berishës, pas dorëheqjes se tij. Dhe që rihap betejën brenda PD, ne pritje tani edhe te vendimeve te Gjykatës së Apelit./ParsToday