Prill 17, 2022 16:43 Europe/Tirane
  • Zgjedhje në 18 degë të PD, kush janë kryetarët e rinj

Në 18 degë të Partisë Demokratike në vend është zhvilluar procesi i votimit për të zgjedhur kryetarët e ri të degëve. Pas numërimit të votave janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve fitues

Në degën nr 13 në Tiranë fitues është Arsen Vasili i cila ka siguruar 63 % të votave të anëtarësisë së kësaj dege. 

 

Në degën numër 3 në kryeqytet kryetar i ri i PD është Gëzim Demushi. 

Në Kamëz fitues është shpallur Arjan Hoxha. Në Vlorë kryetar i ri i kësaj dege është Atird Hoxha. 

Në Gjirokastër pas numërimit të votave është shpallur fitues Eris Shehaj i cili ka marrë 53 % të votave. 

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në degët e PD në Memaliaj dhe Tepelenë. Në Tepelenë krytari i ri i Degës së PD është Malo Sadikaj i cili është shpallur fitues me 87% te votave të anëtarësisë. 

Ndërsa në Memaliaj fitues dhe drejtues i ri kësaj dege është Bujar Kapllani i cili ka siguruar 87.7% të votave. 

Votime për kreun e ri të PD janë zhvilluar edhe në degën e Përmetit ku pas votimit një anëtar një votë është shpallur fitues Arson Lipe me 81% të votave. Në degën e Këlcyrës kryetar i ri i kësaj dege është Arjan Kasaj. 

Në degën e PD Cerrik është shpallur fituese zonja Nadire Asllani e cila ka marrë 78% të votave. 

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në degën e Partisë Demokratike në Patos, ku pas publikimit të të dhënave rezulton se fitues është Shezaim Ymeraj. 

Ndërsa në Pogradec Genti Çela dhe në Sarandë fituese është Manjola Nikollo kurse në Kukës Admir Sinamati/Syri