Bujqësia, 20 përqind të prodhimit kombëtar, por fermerët marrin pak
Në këto lista janë emrat e fermerëve që kërkojnë mbështetje nga qeveria për 6 masat e para, nga 12 që janë në total.
Afërsisht 12 mijë fermerët të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë kanë aplikuar për mbështetje, por nga këta vetëm 43% e tyre do të mbështeten. Edhe pse në rritjen e eksporteve bujqësore, kontribujnë edhe ata fermerë që nuk janë shpallur fitues. “Bujqësia ka një kontribut rreth 19-20% në PBB, ndërkohë që shuma që merr nga buxheti është akoma shumë e vogël. Minimumi i buxhetit që duhet të shkoj për bujqësinë duhet të shkoj tek 5% e GDP.”- tha Shkelzen Marku. Nga 61 mijë fermerë në total që kanë kërkuar subvencionim, 58 mijë prej tyre duan të përfitojnë naftën pa taksa. Mospërfshirja e të gjithë fermerëve në listën fituese do të ndikojë në rënien e prodhimit bujqësor. “Duhet ta nxisim prodhim bujqësor akoma më shumë tani. Nëse fermerët largohen atëherë raporti import-eksport do te thellohet me tej.“- tha Shkelzen Marku. Numri i fermerëve që besuan në skemën kombëtare 2022, këtë vit ishte dy herë më I lartë, se sa një vit më parë. Por Buxheti i bujqësisë prej 3.7 miliard lekësh nuk është I mjaftueshëm për të gjithë fermerët që kërkojnë subvencionim nga shteti./ParsToday