36-vjeçari në Tiranë gjendet i vdekur brenda në bunker
Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një bunker pranë Institutit Bujqësor në Tiranë. Mësohet se i riu me inicialet I.M., ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë një ditë më parë nga vëllai i tij me inicialet A.M.
Sipas Policisë së Tiranës nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i të riut është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i Policisë TiranëMë datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Syri