Breshka e madhe e detit ngordh në bregun e Vlorës
Një breshkë e llojit kareta - kareta ka dalë e ngordhur në plazhin e vjetër në Vlorë. Breshka mendohet se është rreth 50- vjeçare si moshë.
Ndotjet plastike në det çdo ditë vrasin specie të ndryshme sidomos breshkat dhe ky mendohet të jetë shkaku i ngordhjes së breshkës, gjetur këtë mëngjes në breg të detit, tregon gazetari i SYRI TV, Gentjan Këllçiu.
Një nga specialistët e Zonave të Mbrojtura së bashku me një specialist kroat kanë marrë mostra nga kjo breshkë dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur pikërisht për shkak të konsumimit të plastikave ndodhur në ujërat e detit.
Kjo nuk është hera e parë që breshka të tilla dalin të ngordhura në bregdet.
Specialistët mjedisorë i shohin këto ndotje si problematikë jo vetëm për këto gjallesa.
Brenda dy viteve janë gjetur të tilla në bregdet rreth 30 breshka, kryesisht të llojit kareta-kareta, 15 prej tyre të ngordhura dhe të tjerat pas ekzaminimeve të kryera janë kthyer përsëri në habitatin e tyre në det.
Ndërkohë alarmi i specialistëve se ndotja plastike po prek edhe produktet e konsumit si peshqit dhe llojet e tjera./Syri