Lagjet e Elbasanit në gjendje të mjerueshme
Lagjet e Elbasanit vijojnë të mbeten në gjendje të mjerueshme për shkak të neglizhencës nga ana e institucioneve vendore. Infrastruktura rrugore e degraduar dhe mungesa e energjisë elektrike dhe mospastrimi i mbetjeve urbane janë problematikat të cilat prej më shumë se 10 vitesh nuk kanë marrë zgjidhje.
nfrastruktura rrugore në lagjet e qytetit të Elbasanit siç duket edhe nga pamjet lë për të dëshiruar, tregon gazetari Migen Sejdini.
Nga një vëzhgim i kryer nga SYRI TV në 3 lagjet kryesore të qytetit situata paraqitet mjaft problematike për banorët të cilët shprehen se janë lodhur nga premtimet boshe të pushtetarët.
Lagja Rrapisht, Krastë e vogël dhe 28 nëntori të cilat janë në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë në gjendje të mjerueshme.
Rruga është totalisht e amortizuar, rrjeti elektrik është i amortizuar e sikur të mos mjaftonin këto, mospastrimi i mbetjeve urbane po kthehet në një shqetësim kryesor pasi era e rëndë kundërmon kudo në zonë.
Pavarësisht se lagjet në qytetin e Elbasanit trajtohen thuajse çdo ditë në media duket se kjo nuk e shqetëson aspak Kryetarin e Bashkisë, i cili qëndron duarkryq dhe nuk ndërhyn për zgjidhjen e problemeve të banorëve./Syri