Prill 25, 2022 19:02 Europe/Tirane
  • Shqiptarët të etur për shtëpi, 93% e familjeve e kanë banesën e tyre

Në Shqipëri vetëm 40 për qind e familjeve kanë në zotërim një automjet. Shifrat janë dhënë në një studim të bankës së Shqipërisë, në të cilin analizohen dhe të ardhurat dhe shpenzimet.

Në të thuhet ndër të tjera se 93 për qind e familjeve shqiptare janë pronarë të plotë ose të pjesshëm të  banesës  së  tyre  kryesore,  me  një mesatare  të vlerës prej 5.92 milion lekë.

Por po ashtu shtohet se vetëm 36 për qind e familjeve kanë në zotërim pasuri të tjera.

Por një diferencim i madh vihet re edhe të bizneset që zotërohen nga vetëm 12 për qind e familjeve.

Shqiptarët duket se sa i përket huamarrjes vazhdojnë t'i drejtohen tregut informal.

Kështu vetëm 30% e numrit total në vend kanë të paktën një borxh dhe prej tyre  55% i janë drejtuar  burimeve të tjera jashtë sistemit financiar kryesisht të afërmve dhe familjarëve.

Sa u përket kredive në banka në 25 për qind kanë qenë për prona të patundshme dhe  pjesa tjetër janë kredi  konsumatore,  overdraft dhe kartë krediti. Ndërkaq vetëm 5 për qind e familjeve kanë dhënë para borxh.

Gjithashtu në vrojtimin e vitit 2019 thuhet se vetëm 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse dhe  7% kanë  depozite./ParsToday