Prill 24, 2022 12:34 Europe/Tirane
  • Asnjë humbje jete dhe 37 qytetarë të infektuar me Covid19

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 24-orët e fundit mbi situatën e Covid-19 në vend, ku nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Bëhet me dije se nga 593 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 ndërsa 24 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. SHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë. Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë./ParsToday