Berisha publikon listën: Superskandal!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një denoncim të fortë sot në profilin e tij në Fb bashkë me një listë emrash, që i ka përmbledhur me një titull: "Superskandal! Shkolla e Magjistraturës shndërrohet në shkollën e Partisë Socialiste!"
Reagimi i tij ka ardhur pak ditë pasi Shkolla e Magjistraturës njoftoi se zhvilloi në Tiranë, provimin e pranimit në Programin Fillestar të saj për vitin akademik 2022–2023 e ku thuhej se në atë fazë, 346 kandidatë përmbushnin kriteret ligjore për konkurim në profilet gjyqtar, prokuror, këshilltar dhe ndihmës ligjor." Por, Berisha, në qëndrimin e tij sot argumenton se "mbi 75% e të pranuarve janë punonjës të administratës qeveritare publike, të rekrutuar pas vitit 2017. Shumë prej tyre janë freshistë të institutit Rama-Tahiri, "‘Qemal Stafa". Duke dalë në përfundimin se "po vazhdon me sukses, reforma e shndërrimit të gjyqësorit, në degë të ekzekutivit", Berisha ka përcjellë më poshtë të plotë, mesazhin e një qytetari dixhital sëbashku me listën e magjistratëve të dërguar nga organet e ekzekutivit dhe ndërmarrjet e qeverisë, në Shkollën e Magjistraturës, tashmë në sajë të reformës - shndërruar në Shkollën e Narko-Partisë," siç e cilëson Berisha.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje doktor!
Pikerisht sot u bëra kurioze dhe po shihja kush ishin 131 personat qe kishin kaluar fazën e parë dhe dje bënë provimin e fazës së dytë. Treçereku ishin po punonjës administrate, të rekrutuar rishtazi!"
Dhe kjo listë që iu kanë çuar, qenka shumë interesante... sepse tregon që e fitojnë ata që janë rekrutuar nga partia (dihet sa "kollaj" është të punësohesh nëpër ASHK apo në ministri).
Për këta që janë nga Ministria e Drejtësisë, e di shumë mirë që pas 2017-ës janë punësuar si operatorë me kontratë që i solli Etilda nga FRESSH-i. Praktikantë pa ndonjë aftësi të veçantë, nivel më i ulët se mesatari!
Çudi si kane penetruar kaq shume!
Ketu me posht keni listen e te perzgjedhurve te Partise per shkollen e magjistratures.
Sistemi i Drejtësisë ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj, për shkak se shumë i ka larguar vetingu. Sot përfundoi provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalin 80 gjyqtarë e prokurorë.
Në tre vitet e fundit janë rekrutuar 176 magjistratë gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë gati të zëvendësojnë ata që ikën. Të dhënat hedhin dritë mbi një fakt që tërheq vëmendje: gati gjysma e tyre vijnë nga administrata shtetërore e viteve të fundit. Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qendrore ose lokale, janë brezi i ri i Reformës në Drejtësi, ata që do zëvendësojnë të “vetinguarit”. Janë ata që kaluan filtrat e rreptë të Shkollës së Magjistraturës. Fillimisht, u rekrutuan nga administrata shtetërore dhe pasi studiuan e punuan njëkohësisht, sot do jenë drejtësia e re.
Shumë magjistratë vijnë nga ministritë. Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë. Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara.
Lista e magjistratëve gjyqtarë e prokurorë tregon vetëm ku kanë punuar para rekrutimit dhe nuk analizon aftësitë e tyre:
• Albert Spahiu- ASHK
• Agim Korcari- ASHK
• Alisa Spahja- ASHK
• Besmira Arshiaj- ASHK
• Ema Lazaj- ASHK
• Klajdi Terova- ASHK
• Gladiola Bregu- ASHK
• Matilda Peza- ASHK
• Griselda Haxhiaj- ASHK
• Anisa Xake- Ministria e Drejtësisë
• Enea Babameto- Ministria e Drejtësisë
• Ornela Ferhati- Ministria e Drejtësisë
• Mirjon Brahimllari- Ministria e Drejtësisë
• Edona Vajushi- Ministria e Drejtësisë
• Dejvi Çelçima- Ministria e Drejtësisë
• Emirjana Dimo- Ministria e Drejtësisë
• Esmeranda Basho- Ministria e Drejtësisë
• Dajana Ndreja- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Alma Veizi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Lumturi Zhupa- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Anjeza Kalanxhi- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Eni Çulli- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
• Hava Memko- Ministria e Bujqësisë
• Megi Strakosha- Ministria e Bujqësisë
• Nertil Dushku- Ministria e Bujqësisë
• Erolda Tarelli- Ministria e Mbrojtjes
• Leonard Kryeziu- Ministria Mbrojtjes
• Irida Barkaj- Ministria e Financave
• Sonila Qerolla- Ministria e Financave
• Lirim Bulica- Ministria e Arsimit
• Valjona Haxhiraj- Ministria e Mjedisit.
• Edison Tatoshaj- Drejtoria e Tatimeve
• Urim Kalia- Drejtoria e Tatimeve
• Alba Ngresi- Bashkia Tiranë
• Glenda Zeneli- Bashkia Tiranë
• Mexhit Doci- Bashkia Tiranë
• Dorina Stroka- Bashkia Gjirokastër
• Vasjana Postol- Bashkia Korçë
• Uran Korra- Bashkia Elbasan
• Aida Yzeiraj- Bashkia Fier
• Malvina Pellumbi- Bashkia Kavajë
• Dorina Alushi- Prefektura Durrës
• Lirëza Sinollari- Prefektura Korçë
• Gentiana Shukullari- Këshilli Qarkut Korçë
• Brisida Leka- DPPPP
• Delvijot Llusha- DPPPP
• Olta Cenaj- Fondi Shqiptar i Zhvillimit
• Aurora Alimadhi- Fondi Shqiptar i Zhvillimit
• Mikel Hysometaj- Avokatura eShtetit
• Besiana Sadikaj- Avokatura e Shtetit
• Albulena Kuliçi- OSHEE
• Megi Muhaj- OSHEE
• Irma Cacaj- Posta Shqiptare
• Eva Hysko- Posta Shqiptare
• Enri Rista- AKEP
• Bevil Beqiraj- DAP
• Eni Naqellari- ADISA
• Olta Hadushaj- Komisioni i Prokurimit Publik
• Anjeza Topci- Agjencia Kombëtare e Mjedisit
• Kristi Jorgji- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor
• Alfred Gjonpali- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
• Silvana Belishta- Agjensia e Trajtimit të Pronave
• Ermelinda Fejzo- Albpetrol
Shkolla e Magjistraturës menaxhohet nga i njëjti staf pedagogjik dhe drejtues prej shumë vitesh. Megjithëse sistemi i drejtësisë po reformohet, ata që kanë rekrutuar, trajnuar dhe nxjerrë breza prokurorësh, gjyqtarësh që i largoi vettingu, bashkë me të tjerët që po zëvendësojnë të ikurit, “menaxherët” e Magjistraturës mbeten të njëjtë./syri/