Prill 22, 2022 09:29 Europe/Tirane
  • 79 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Nga 1 240 testime në 24 orë, 79 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga virusi, ndërsa 30 persona u shëruan. Rrjedhimisht numri i infektimeve është ulur, ndërsa numri të infektuarve është rritur. 370 qytetarë janë aktivë në gjithë vendin nga ku 8 prej tyre po marrin trajtim spitalor. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar,” – thuhej në njoftimin e ministrisë./ParsToday