Berisha fton të larguarit nga PD: Të bashkohen më 30 prill
sh-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë mbrëmje një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.
Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes i bëri thirrje të gjithë të larguarve nga PD që të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha Komisioni i Rithemelimit do të drejtojë Partinë Demokratike deri në momentin që zgjidhet kryesia e PD nga Këshilli Kombëtar pas Kuvendit të 30 prillit."Kuvendi do vijojë të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në ditën e zgjedhjes së kryesisë së PD. Kur të zgjidhet kryesia e PD pushon së ekzistuari Komisioni i Rithemelimit. I bëj thirrje të gjithë të larguarve nga PD që të bashkohen më 30 prill."-tha Berisha./syri/