Rritet çmimi i biletës së urbanit në Vlorë
Qytetarët e Vlorës me vendim të Këshillit Bashkiak do të paguajnë 10 lek më shumë për transportin publik duke filluar nga data 1 maj. Bileta e re me çmim 40 lekë do të rëndojë në xhepat e qytetarëve të cilët e përdorin çdo ditë autobusin në qytetin bregdetar. Rritja e çmimit sipas shoqatave të autobuzëve ka ardhur për shkak të çmimit më të lartë të karburantit.
Qytetarët e Vlorës prej datës 1 maj do të paguajnë më shtrenjtë biletën e transportit urban, pas vendimimit të Këshillit Bashkiak mbledhur një ditë më parë që vendoi unanimisht çmimin e ri prej 40 lekësh.
Për qytetarët rritja e çmimit të biletës rëndon më tej xhepat e tyre.
Hysen Muhameti kreu i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar shprehet se rritja e çmimit të biletës rëndon më tej këtë pjesë të shoqërisë që kanë edhe më shumë nevojë për transportin urban.
Sipas Muhametit ndonëse kompaninë private të autobusëve e kanë të detyruar me ligji që për këdo që ka kartelën e invalidit të udhëtojë falas, në Vlorë ndodh e kundërta, më vend të kartelës u kërkohen paratë e biletës.Këtë dëshmon për kamerën edhe një qytetar në zonën e Skelës.
Rritja e çmimit të biletës me 10 lekë vjen menjëherë pas rritjes së çmimit të biletës së transportit interurban një muaj më parë me 100 lekë./Syri