May 02, 2022 07:46 Europe/Tirane
  • Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid

375 qytetarë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë, pasi 10 persona rezultuan të infektuar në 24 orët e fundit.

Nga 835 testime rezultuan pozitivë me COVID19 6 qytetarë në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. 52 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, këshillon ministria./parstoday/