May 04, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • President do zgjidhet ai që dua unë

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me kryesinë e PS se sot kanë filluar diskutimet zyrtare për Presidentin. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse s’do ketë dakordësi me palët e tjera, do ta zgjedhë vetë presidentin.

"Kanë filluar bisedimet me palët e tjera. S’do paragjykojmë nga do të vijnë propozimet për Presidentin. Jemi në një tryezë, nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do ketë 100 për qind pëlqimin tonë.

 

Në fund fare falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do ketë një president normal.”-tha Rama.

 

Sa i përket raportit për lirinë e medias në Shqipëri, kreu i qeverisë tha se nuk i rezulton për gazetarë të kërcënuar ndërsa shtoi se vitin e kaluar nuk ka patur gjygj ndaj asnjë gazetari.

"S'më rezulton të ketë patur gazetarë të kërcënuar. Liria e shtypit s'i jep të drejtë askujt të bëjë zhurmë. Media është e lirë."-deklaroi Rama./Syri