Qytetarët në protestë, qirinj për Ilvi Metën
May 07, 2022 09:13 Europe/Tirane
Protestë paqësore në të gjithë vendin kundër vrasjeve në komisariate, pasi i riu Ilvi Meta, 31 vjeç, humbi jetën brenda komisariatit të policisë së Kavajës.
Protesta e heshtur po zhvillohet para komisariateve në qytete të ndryshme të vendit.
Tubim ka patur në Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Mirditë, Krujë, Lezhë, Durrës, Kukës, Sarandë, Elbasan, Berat dhe Tiranë, ku janë bërë homazhe dhe u ndezën qirinj për të riun.
Ilvi Meta humbi jetën në rrethana misterioze brenda komisiariatit të Kavajës.
Zyrtarisht policia pretendon se i riu kreu vetëvrasje, por familja dhe të afërmit e tij dyshojnë se ai u vra brenda qelisë ku mbahej pas masës së arrestit me burg nga Gjykata. /Syri