May 07, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • Rama kërkon të marrë në dorë kursimet dhe kreditë e shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmit të Edi Ramës ndaj bankave të nivelit të dytë.

Një ditë më parë, Rama kritikoi bankat se janë mbrapa sa i takon shërbimeve online, ndërsa i quajti të papranueshme pamjet e njerëzve në radhë, teksa presin të marrin shërbim. 

 

Sakaq, lideri historik i PD, Sali Berisha shprehet në një postim në rrjetet sociale, se Rama kërkon të marrë në dorë regjistrin bankar. 

Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha thotë se Rama kërkon zhvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqipërisë tek zyrat e Edi Ramës. 

DeklarataIsh kryeministri z. Sali Berisha: Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.

Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi. 

Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.

Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar. 

Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames./Syri