Gjuha shqipe për herë të parë në Harvard
May 11, 2022 12:52 Europe/Tirane
Gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lajmin e bëri me dije pedagogu në departamentin e linguistikës në Harvard Faton Limani. “Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese,” – shkroi Limani, ndërsa sqaroi se kjo arritje është realizuar në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho./ParsToday