Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën 'ndezi' rrjetin
Turpi i historisë është konsideruar votimi i sotëm i socialistëve në Kuvend, kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.
Reagimet në rrjet nga kanë qenë të forta. Faktori shqiptar në Kosovë e konsideron akt tradhtie, por edhe qëndrim kundër Kosovës, ku gjithashtu serbët kanë kryer gjenocid. Ndërsa në Shqipëri janë të shumtë zërat që e lidhin votimin e sotëm si të diktuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Pas kësaj kjryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, duke shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj demokratëve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama rreket të justifikojë se PS e rrëzoi rezolutën për 8 mijë të vrarët në Bosnje Hercegovinë, sepse ajo u propozua nga Berisha, gjë që sipas tij është lojë e pisët.
DeklarataAta që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç'ne kjo rezolutë sot, pse, me ç'rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s'ishte rezolutë po lojë e ulët!
Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t'u ringjallur nga varri i tij politik!
Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!/Syri