Durrësi shënon numrin më të ulët të lindjeve
Durrësi është një nga qytetet me numrin më të ulët të lindjeve në vend, ku sipas mjekes Diana Shahini shkaqet janë kushtet ekonomike dhe emigracioni.
Ndërkohë shifrat e INSTAT tregojnë se Shqipëria po shkon drejt plakjes, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm në disa qytete.
Ulja e lindshmërisë po kthehet në fenomen shqetësues në vendin tonë.
Durrësi është një nga qarqet që vit pas viti raporton numër gjithnjë e në rënie të lindjeve foshnjore.
Ky fakt është pohuar edhe nga Shefja e Gjinekologjisë në maternitetin e Durrësit, Diana Shahini, e cila thotë se ky fenomen vjen nga normat e larta të emigracionit, gjithashtu dhe nga paniku i pasojave që mund të linte Covid-19 në këtë kohë pandemie.
Mjekja Shahini bën me dije se numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera.
Sipas INSTAT përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë.
Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 deri më 2022 ra me 18 %, ndërsa gjatë dekadës së fundit numri i bebeve të lindura në Durrës ra me 10%./Syri