May 16, 2022 10:37 Europe/Tirane
  • Aksidentohet urbani i Kombinatit në Tiranë

Një autobus i linjës së Kombinat-Kinostudio është përfshirë në një incident paraditen e të hënës në rrugën "Misto Mame".

Mjeti i transportit publik është përplasur me një kosh mbeturinash. Nga fotot nga vendngjarja shihet që mjetit të transportit publik i janë thyer xhamat e dyerve.

 

Fatmirësisht autobusi ka qenë me shpejtësi minimale, ndërsa nuk ka patur persona të lënduar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Syri