May 30, 2022 08:01 Europe/Tirane
  • Një lokal në Maminas, pikë shpërndarjeje droge

Një lokal në Maminas është zbuluar se shërbente si pikë shpërndarjeje droge. Policia vuri në pranga pronarin dhe dy klientë.

Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë organizuar dje, një operacion antidrogë  të koduar si "Butterfly”, gjatë të cilit vunë në pranga pronarin e një lokali  në Maminas dhe dy persona të tjerë, konkretisht: V. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge si edhe dy persona të tjerë:, L.K., 21 vjeç dhe B.I, 22 vjeç, edhe ata me banim në Durrës për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e V. K në Maminas gjetën një sasi kokaine të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

 

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. /Syri