Tritol pranë shtëpisë së oficerit të Shkodrës, shpërthimi trondit Hotin e Ri
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës pranë murit të shtëpisë së oficerit të Policisë së Shkodrës, Pëllumb Vuka në fshatin Hot i Ri, njofton gazetarja e SYRI TV.
Lënda eksplozive shpërtheu rreth orës 2 të natës, por nuk shkaktoi viktima, vetëm dëme materiale.
Policia e Shkodrës tha se ka ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, i cili po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 2:25, - njoftoi Policia, - në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, banesa si edhe mjeti i tij Benz i parkuar para banesës.”/Syri