Qershor 01, 2022 19:27 Europe/Tirane
  • ‘Rama mohon genocidin serb në Kosovë’

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denuar refuzimin e votimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga Edi Rama dhe mazhoranca socialiste.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur Ramën vasal të Vuçiçit, i cili nuk e votoi rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë për shkak të projektit serb Ballkanit të Hapur.

 

‘Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Rama mohon genocidin serb ne Kosove!

Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar./Syri