Qershor 08, 2022 09:16 Europe/Tirane
  • Niko Peleshi përplaset me Shemsi Premçin

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është përplasur në emisionin Open me ish-kreun e Emergjencave Civile Shemsi Premçin, pasi ky i fundit akuzoi ministrin se nuk ka asgjë në gatishmëri nga flota ajrore për të shuar zjarret në vend.

Në përgjigjen e tij, Peleshi tha se nuk mund të bëhen këto akuza duke ndenjur studiove televizive, ndërsa e paralajmëroi Premçin se po foli ato për të cilat ai ka informacion, ish-kreu i Emergjencave Civile nuk del dot më në televizion. Nga ana e tij, Premçi tha se e pret Peleshin të ballafaqohet me të në Prokurori.

Shemsi Premçi: Ke 30 minuta që po anashkalon të vërtetën. Pse duhet të të marrim ty për të model të së vërtetës.

Peleshi: Unë s’mund të kënaq pritshmërinë tënde dhe të them që forcat e Armatosura janë zero apo që nuk kemi asgjë në gatishmëri.

Shemsi Premçi: Përsëri nuk jeni model i së vërtetës

Peleshi: Forcat e Armatosura që përballen me të gjithë ju që rrini gjithë ditën nëpër banaqe që vetëm shani dhe fyeni duke thënë se ata janë ushtarë të lodhur.

Shemsi Premçi: Unë thashë flota ajrore nuk është në gatishmëri, jo Forcat e Armatosura.

Peleshi: Ti ke punuar më parë në emergjencat civile dhe e di se ç’do të thotë

Shemsi Premçi: Ju jeni modeli i gënjeshtrës me këto që thua

Peleshi: Po të më ngacmoni më tepër mund të them edhe diçka më shumë zotit Premçi

Shemsi Premçi: Hajde të ballafaqohemi në emision ballë për ballë ose në prokurori. Të ftoj dhe të sfidoj të ballafaqohemi këtu në ‘Open’ ose në prokurori

Niko Peleshi: Po thashë ato që di, nuk ke për të shkuar më nëpër banaqe

Shemsi Premçi: E sfidoj sepse pretendoj se unë jam me të vërtetën/gazetashqiptare/