Qershor 11, 2022 13:11 Europe/Tirane
  • Sot maturantët i nënshtrohen provimit testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Këtë të shtunë, 11 qershor, do të zhvillohet provimi Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë .

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

 

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.

 

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka detektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Ndërkohe provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 24 qershor./Syri