Qershor 11, 2022 16:14 Europe/Tirane
  • Vazhdon historia: Del teza e provimit të gjuhës dhe letërsisë

Edhe këtë vit teza e provimit të Maturës Shtetërore ka dalë jashtë institucioneve ku po zhvillohet testimi.

Teksa 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, duket se ata kanë bërë të mundur futjen e telefonave celularë në klasa, pavarësisht rregullave të ndjekura nga Ministria e Arsimit.

 

Fotot e tezës po qarkullojnë në median sociale.

 

Ato u publikuan edhe nga deputeti Lefter Gështenja.

"Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit! Ky është arsimi që kemi ose "arsmimi që duam" sot në Shqipëri!", shkruan ai./Syri