Qershor 13, 2022 11:09 Europe/Tirane
  • Trafiku i drogës pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 29 -vjeçarit

Në Kreshovë të Ersekës është gjetur një trup të shtunën, i cili besohet të jetë i një 29-vjeçari nga Erseka, i cili që në nëntor të vitit 2021 kishte humbur kontaktet me çdo të njohur të tij.

Autoritetet bëjnë me dije se pranë trupit të dekompozuar janë gjetur një palë çelsa shtëpie dhe një telefon celular, Nokia. Punonjës të Policisë së Korçës kanë zbuluar se këto çelsa i përkasin personit të zhdukur prej 1 nëntorit të 2021, Sherif Mukaj.

Burime të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen e 29 vjeçarit, mbetet trafiku i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukja ishte pjesë e një grupi që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë.

Perfshirja e viktimës në rrjetin ndërkombëtar të narkotikeve u zbulua nga përgjimet disa mujore të Prokurorisë së Korçës,e cila nisi hetimet pas zhdukjes së 29 - vjeçarit./Syri