Qershor 14, 2022 14:37 Europe/Tirane
  • Rrjedhja e të dhënave, BE: Duhet kornizë e fortë ligjore

BE ngre shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve në Shqipëri. Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit, Zëvendësshefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së, Le Bras bëri thirrje për një kornizë të fortë ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale. Ai theksoi se rastet e fundit e bëjnë këtë më të nevojshëm se kurrë

E ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama e quajti të efektshëm skandalin e publikimit të pagave të 630 mijë qytetarëve në vend, madje propozoi që ato të publikohen çdo vit, BE ngre shqetësimin për rrjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në vendin tonë.

 

Në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit, Zëvendësshefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Jean-Baptiste Le Bras apeloi për kornizë të fortë ligjore për mbrojtjen e të dhënave. Ai theksoi rastet e fundit të rrjedhjes së të dhënave personale, pagave, targave të automjeteve, dhe sëfundmi, edhe të kartave SIM, e bëjnë më të nevojshëm se kurrë ndërhyrjen me ligj.

Në fjalën e tij gjatë Konferencës, Le Bras tha se BE, inkurajon transparencë dhe depolitizim të administratës publike në vendin tonë.

Sipas Le Bras, duhet të kenë shërbime cilësore, duke theksuar se dixhitalizimi do të sillte lehtësim në këtë aspekt./Syri