Përfshihet nga flakët spitali i Sarandës
Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm spitalin e Saradës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./gazetashqiptare/