Shkrumbohen mbi 25 hektarë shkurre dhe bimësi
Qershor 19, 2022 09:00 Europe/Tirane
Shuhet zjarri i rënë pasditen e djeshme në zonën e Kënetës pranë bregdetit të Tales në Lezhë. Burime bëjnë me dije se flakët janë neutralizuar në orët e mesnatës fatmirësisht pa shkaktuar dëme në biznese dhe banesa.
Nga përllogaritjet e bëra deri tani, dyshohet se flakët kanë shkrumbuar rreth 25 hektarë shkurre dhe bimësi në zonë.
Përhapja e tyre nisi dje rreth orës 17:00. Të favorizuara edhe nga era, flakët qëndruan aktive për disa orë./Syri