Rama: Qeverinë e tij mund ta rrëzojë vetëm Albini me protestë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj pyetjes për raportimet se ai po tenton ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit. Rama, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët tha se vetëm Kurti mund ta rrëzojë Qeverinë e tij.
Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo’, tha ai.
Paraprakisht, Rama tha se e ka një ‘lajm’ për ata që flasim për mosmarrëveshje mes tij dhe Kurtit.
‘E kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive.
Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën’, tha ai./Syri