Qershor 20, 2022 15:25 Europe/Tirane
  • Kokaina nga Ekuadori ‘përmbyt’ Shqipërinë

Sasitë e mëdha të kokainës ekuadoriane që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit kanë bërë që disa efektivë të Policisë së Shtetit të sektorit të anti-drogës të mbërrijnë në portin e Guayaquil.

Zyrtarët e anti-drogës kanë marrë kontakt me homologët e tyre të anti-narkotikut në qytetin më të madh port të Ekuadorit.

 

Gjatë qëndrimit një javor, efektivët e policisë shqiptare janë njohur me procedurat që kryen në portin e Guayaquilit për zbulimin e kontejnerëve të dyshuar, ku mund të fshihet kokainë./ euronews