Qershor 21, 2022 20:00 Europe/Tirane
  • Është koha e të drejtave dhe jo e sfilatave’

Komunitetit i Arbëreshëve të Italisë shprehet kundër paradave të vazhdueshme turistike të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare në Arbëri e kërkon vëmendje ndaj situatës së rëndë që po kalojnë e që po çon drejt zhdukjes së gjuhës e kulturës shqiptare.Lëvizja politike "Arbëria e Re" i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama e qeverisë shqiptare. Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe i kërkon Institucioneve shqiptare më shumë mbrojtje për Arbërinë. "Është koha e të drejta

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe "Arbëria e Re", që bashkon intelektualë, sipërmarrës, operatorë kulturorë e shkollash e administratorë rajonalë të komunitetit shqiptar në Itali i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit arbëreshë nga vizitat e shpeshta të improvizuara të përfaqësuesve të delegacioneve të institucioneve shqiptare që janë reduktuar në parada e ekskursione me qëndrime pushimesh të këndshmë në agro turizme duke i lënë arbëreshët gjithmonë në hallin e problemeve serioze të tyre.

E vetmja gjë që na kanë lënë këto udhëtime janë tavolinat e gëzueshme, vlerësimet skenderbegiane të dhuruara bujarisht e në mëyrë skandaloze ndaj personave me moral të dyshimtë e asnjëherë nuk janë përcjellë tek pala italiane emergjencat arbëreshe apo janë ngritur tavolina teknike për t'i diskutuar".

 

Në letrën dërguar Këshillit të Ministrave të Republikës Shqiptare, Lëvizja "Arbëria e Re" shpreh se këto parada të vazhdueshme të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare që periodikisht përshkojnë për së gjati e për së gjeri Arbërinë, nuk kanë asnjë preokupim për të dëgjuar nevojat reale të komunitetit tonë e as më shumë për t'u përfshirë seriozisht e i përcjellë këto shqetësime në palën italiane e dështimet e saj të rënda.

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore "Arbëria e Re", nënvizon se situata në të cilën ndodhet komuniteti kalabro-shqiptar, edhe pse i mbrojtur formalisht me ligjin 482/1999, është shumë e rëndë nga pikëpamja demigrafike, kulturore e gjuhësore.

 

Edhe pse më shumë se 20 vite nga miratimi i këtij ligji nga Parlamenti italian, ky komunitet rrezikon zhdukjen e tij, pasi nuk ka asnjë mbrojtje reale në nivel kombëtar e rajonal, ndryshe nga c'ndodh me minorancat "politike", kufitare, super mbrojtura sic i ka përcaktuar senatori Felice Besostri.

 

Kjo lëvizje kërkon një ndërhyrje rrënjësore e urgjente për përballimin e këtyre emergjencave reale, social - ekonoimike, kulturore-gjuhësore, e siç nuk ka ndodhur deri më sot, të hartohen protokolle bashkëpunimi kulturore e shkencore mes dy vendeve, si një prioritet i Shqipërisë për të mbrojtur minorancat e saj gjuhësore.

 

Lëvizja "Arbëria e Re", thekson se ndryshe ka qënë qasja e Republikës së Kosovës e cila ka shprehur në nivele të larta ndërqeveritare dhe drejtpërdrejtë Ministrit të Jashtëm italian Luigi De Maio, vëmendjen ndaj problemeve të tyre.

 

Me rezultate të kënqshme e të frutshme ka qenë puna e Republikës së Sllovenisë, minorancat e të cilave në Itali janë shumë të të pakta se ato arbëreshe, por që rregullisht mbrohen me masa të jashtëzonshme e efikase nga shteti italian me fonde për të mësuar gjuhën sllovene, shërbim publik i radio televizionit, me përfaqësi parlamentare të garantuar e me iniciativa specifike legjislative.

 

"Për të mos vazhduar të vuajmë këtë pabarazi trajtimi mes minorancave, Lëvizja "Arbëria e Re" i kërkon me urgjencë qeverisë shqiptare të diskutojë këto probleme e aspekte të tjera, vendimtare për mbijetesën e gjuhës arbëreshe e kulturës shqiptare, historikisht e pranishme në Itali.

Arbëria e Re" e cila është një lëvizje politike që bashkon të gjithë përbërësit rajonalë të minorancave arbëreshe, synon të ndjek objektivat e saj jetikë për të mirën e komunitetit italo-shqiptar, i cili sot vuan nga një gjëndje braktisje e margjinalizimi ekonomiko-social për shkak të përgjegjesive subjektive, duke ndjekur një program pune që parashikon një sërë iniciativash, politiko-kulturore për të realizuar në periudhë afatë gjatë e të mesëm, një proces të ri, rigjallërimi të komunitetit tonë, një Rilindje të re e cila largon bastisjen nga aventurierët e ndërmjetësit abuzivë e aventurierë e jep forcë për kthimin e dinjitetit të komunitetit tonë e mbi të gjitha pjesës më të re të saj me vështrim nga e ardhmja./Syri