Qershor 22, 2022 13:27 Europe/Tirane
  • Shqipëria merr 90 milionë euro kredi

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi sot se është kaluar një draft marrëveshje me Italinë për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.

Ahmetaj mes të tjerash u shpreh se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi, njofton Abcnews. Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

 

“Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi. Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile.” tha Ahmetaj.