Shpopullimi, axhendë e qëllimshme e qeverisë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të Zëri të Amerikës se në 5 vitet e fundit nga Shqipëria kanë ikur 221 mijë qytetarë. Në gjysmën e viteve të qeverisjes së Edi Ramës, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo qeverisje tjetër.
Për Ilir Metën, kjo është një axhendë e qëllimshme dhe antikombëtare që po zbatohet në Shqipëri.
Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë.
Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.
Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.
Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.
Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane!
Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!/Syri