Qershor 27, 2022 13:15 Europe/Tirane
  • Bordi i Transparencës përcakton çmimin e ri të sheqerit

Bordi i Transparencës të Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë ka vendosut sot se sa do të jetë çmimi tam i i tregtimit të sheqerit duke filluar që ndaj data 27 qershor e në vazhdim deri në vendimin e ardhshëm.

"Marzhi i shumicës mbulon kostot e ambalazhimit si dhe çdo kosto biznesi, përfshirë shpenzimet operacionale dhe çdo shpenzim tjetër për tregtimin e produktit të paketuar," sqaroi Bordi dhe theksoi se çmimi tavan i tregtimit për këtë produkt do të jetë 114 lekë/kg.

"Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, vendosi:

 

Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktine përcaktuara në këtë vendim.

Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhei shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit./Syri