Qershor 28, 2022 14:03 Europe/Tirane
  • 550 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 550 raste të reja me koronavirus nga 1,537 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve është shënuar një viktimë nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksiohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 19 pacientë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 210 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 2,164 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë. 

Statistika (28 Qershor 2022) Raste të reja ditore         550Të shëruar në 24 orë       210Të shtruar në spitale         19Humbje jete në 24 orë      1Testime ditore                 1537Testime totale              1,846,098Raste pozitive                 279,717Raste të shëruara             274,054Raste Aktive                        2,164Humbje jete                         3,499 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë          1,602Vlorë    126Fier    113Durrës     86Gjirokastër     67Lezhë     49Shkodër    46Elbasan    36Korçë    17Berat           14Dibër      6Kukës      2/Syri