Mbi të vërtetën e ndërtimit dhe dhënies me koncesion të Pallatit të Brigadave!
Reagim i familjes Ferra, paraardhësit e të cilës ndërtuan Pallatin e Brigadave, lidhur me dhënien me koncesion të objektit, me vendim të qeverisë dhe firmë të Edi Ramës.
Ne pjesëtarët trashëgues të familjes së z.Xhemal Ferra sqarojmë opinionin publik dhe Qeverinë Shqiptare se Pallati i Brigadave është ndërtuar në sipërmarrje nga babai ynë i ndjerë z.Xhemal Ferra, gjthçka sa më poshtë mbi dokumentet që disponojmë dhe disa të marra nga Arkiva e Shtetit Shqiptar dhe Arkiva e Ndërtimit na rezulton si më poshtë:
Së pari, z.Xhemal Ferra në fillim kishte marrë në sipërmarrje ndërtimin e dy vilave, njëra për ish-Mbretin Zog dhe tjetra për pjesëtarët e familjes së tij me kontratë.
Por në vitin 1938 qeveria e atëhershme mori vendim që vila që ishte për ish-Mbretin Zog të bëhej pallat duke shërbyer kështu jo vetëm për banim, por edhe për pritjet e takimet qeveritare të asaj kohe kjo është mbështetur edhe në kontratën e dytë që disponojmë e nënshkruar me 12 Kallnur të vitit 1938 (Kallnur-Janar).
Së dyti, pallati u ndërtua përfundimisht dhe në fund të muajit Mars, babai ua dorëzoi objektin autoriteteve të kohës (Ministrisë së Punëve Botore) së bashku me situavinin përfundimtar të punimeve me vlerë 246.000 Fr ar, vlerë kjo e korrigjuar me shkrim dore në 267.000 Frar nga Ing Shqiptar Vasil Nocka dhe Ing.Berte të ngarkuar për kontrollin e cilësisë së materialeve, të cilësisë së punimeve dhe situacionet e zhvillimit të punimeve kohë pas kohe. Kështu rezultoi se shteti i detyrohej babait tonë z.Xhemal një shumë prej 67.000 Frar.
Së treti, na vjen keq kur pamë foton e botuar në Panorama që nuk i përgjigjej aspak realitetit të dokumentacinit teknik. Pra, mendojmë se aty nuk është bërë restaurim, por ndryshim themelor si të fasadës dhe kështu planit nga mbrenda.
Sa më sipër, në artikujt e botuara në dy organet e shtypit të cituara më lart nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk mbështetet në dokumentet që ne citojmë më sipër.
Së fundi, mendojmë se vendimet e marra nga Qeveria që drejtohet nga z.Rama t'i shohë me qetësi e largpamësi duke vlerësuar autorin e projektit, punën e ndërtuesit, sipërmarrësit dhe shpërblimin e pa kthyer sa më sipër.
Shpresojme të marrim ndonjë pergjigjë!
Ferik FerraLumnije Vokopola (Ferra)Ing.Bujar Ferra. Korrik 2022 Tirane/Syri