Bie zjarr në Spitalin e Fierit, njerëzit dalin jashtë të tmerruar
Korrik 06, 2022 11:24 Europe/Tirane
Në katin e parë të Spitalit rajonal të Fierit ka rënë zjarr. Pacientët e personeli kanë dalë jashtë të tmerruar.
Janë dy automjete zjarrfikëse që kanë mbërritur dhe duket se shkak është bërë një kabëll elektrik. Nxehtësia e motit dhe ngarkesa e lartë elektrike dyshohet se e kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit.
Lidhur me ngjarjen, Policia e Fierit tha se nuk ka persona të dëmtuar dhe se po punon për të hetuar shkaqet e zjarrit.
Policia: "Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit."/Syri