Korrik 07, 2022 09:42 Europe/Tirane
  • Inflacioni në Maj është rritur me 6.7 përqind

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se inflacioni gjatë muajit prill dhe maj shënoi rritje duke kapur shifrën e 6.2 dhe 6.7 %.

‘Inflacioni shënoi rritje në muajin prill dhe maj duke shënuar 6.2 dhe 6.7%. Ishin në kahun e sipërm të parashikimeve tona. Pasqyroi rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, GDP u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të këtij viti.

 

Rritja ekonomike u diktua nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private dhe rritja e eksporteve. Rënia e investimeve publike dhe rritja e importeve kanë shkuar në kahun e kundërt’, tha ai./Syri