Korrik 07, 2022 19:57 Europe/Tirane
  • Mediat ndërkombëtare jehonë protestës madhështore në Tiranë

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës madhështore të 7 korrikut në Tiranë. Washington Post, The Associated Press, apo dhe mediat të tjera shkruajnë se mijëra shqiptarë kanë dalë sot në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

‘Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tre zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion’, shkruan The Associated Press në artikullin e saj.

 

‘Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë të enjten, duke i kërkuar qeverisë së qendrës së majtë të japë dorëheqjen për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe korrupsionit të dyshuar.

Shqipëria ka parë një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve të lidhura me luftën në Ukrainë dhe ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit.

Protesta u organizua nga partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Partia Demokratike dhe mori pjesë kreu i saj Sali Berisha.

Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tre zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion.

PD-ja është dëmtuar nga grindjet e brendshme pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vitin e kaluar ndaloi Berishën të hynin në SHBA për ‘akte korruptive që minuan demokracinë në Shqipëri’ gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013’, shkruajnë mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre./Syri