Korrik 15, 2022 11:50 Europe/Tirane
  • Çmimi i bukës në Pejë rritet, nga 50 shkon në 60 cent

Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të produkteve bazike për jetesë edhe bukëpjekësit e Pejës kanë vendosur që nga e enjtja çmimi i një buke nga 50 cent të ngrihet në 60 centë.

Gjatë muajve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrenjtuar për 20 cent. Valës së ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimor prej sot i janë bashkuar edhe bukëpjekësit e Pejës, raporton RTK.

 

Nga 50 cent sa ishte deri më sot, tani 1 bukë do të kushtoi 60 cent.

 

Furrtari Shemsedin Muhadri thotë se kjo rritje e çmimit të bukës është rezultat i ngritjes së çmimeve tjera, siç janë, energjia elektrike, uji, mielli e produkte të tjera.

Banorët kanë opinione të ndryshme rreth shtrenjtimit të cmimit të bukës. Disa thonë se rritja e çmimit është e papërballueshme, ndërsa të tjerë e arsyetojnë këtë veprim të furrtarëve me rritjen eçmimeve të produkteve tjera bazike.

Gjatë muajve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrentuar për 20 cent.

Bukëpjekësit e Pejës kanë vendosur që nga e enjtja çmimi i një buke nga 50 centë të ngrihet në 60 centë.

Gjatë muajve të fundit çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrenjtuar për 20 centë/Syri