Bllokohen turistët në Valbonë, ndërron jetë një prej tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tropojë. Mësohet se një turist ka ndërruar jetë teksa ekploronte zonën në vendin e quajtur 'Maja e grykave të hapura' në Valbonë.
Dyshohet se turisti, mosha dhe identiteti i të cilit ende nuk dihen, të ketë ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Policia bën me dije se është njoftuar për vdekjen e turistit, nga një turiste serbe në Tropojë.
NjoftimiGjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur "Maja e grykave të hapura", Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.
Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar./Syri