Eksperti: Çmimet do të rriten në shtator!
Eksperti i ekonomisë Igli Tola, deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv, se në fillim të shtatorit, kohë kur rritet edhe kërkesa për produkte ushqimore dhe lëndë të parë, do kemi vështirësi për të siguruar produktet bazë për tregun vendor.
Më tej ai deklaroi se krahu i punës sa vjen dhe reduktohet dhe këtë gjë e shpreh edhe biznesi. Sipas tij institucionet duhet të reagojnë ndërsa thekson se situata parashikohet e zymtë dhe do ketë një efekt negativ afatgjatë në ekonominë e Shqipërisë.
"Çmimet do jenë më të larta, ai i energjisë po arrin në nivele rekord. Nuk kemi marrë asnjë masë, s'po bëhet asgjë në nivel qëndror.
Institucionet duhet të reagojnë. Pritet të ketë problematika për furnizimet në tregje, çmimet do jenë më të larta. Situata pritet të jetë e zymtë.
Biznesi që lidhet më shërbimet bazike apo prodhimin, ngre me zë të lartë faktin që ka mungesë të theksuar të punonjësve. Do japi efekt afatmesëm dhe afatgjatë në ekonominë shqiptare.”-tha Tola./Syri