Tërë natën luftë me zjarret në Dropull
Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit, aty ku u shfaq një ditë më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 fluturime në terren përgjatë mbasdites së djeshme dhe sot në mëngjes, ç’ka bëri të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarrit në qendrat e banuara.
Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull që drejtohet nga komandanti Alqi Kosta ka punuar në terren përgjatë gjithë natës për shuarjen e zjarreve dhe vatrave të ndezura rishtaz në zona të tjera.
Momentalisht, flakët po avancojnë në drejtimin perëndimor drejt zonës së Sarandës.
Bëhet e ditur se helikopterët dhe avionët grekë po shuajnë me intensitet flakët që të mos të avancojnë në drejtim të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Nga përllogaritjet e deritanishme në terren, bëhet e ditur se zjarri i djeshëm ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në pyje dhe kullota.
Sipas vlerësimeve paraprake, zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullotë./Syri