'Na rrisni rrogat ose protesta'
Kriza e rritjes së çmimeve ka prekur edhe arsimin. Për këtë arsye pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dolën sot në protestë.
Ata kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave.
Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon. Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit ku kërkojnë rritje të pagave.
Peticioni është firmosur nga pedagogët e të gjithë universiteteve. Nëse kjo nuk ndodh, pedagogët paralajmërojnë dhe bojkot të vitit akademik, i cili pritet të nisë në 17 tetor 2022.
Pedagogët propozojnë që të arrihet në nivelin e pagave të pedagogëve të universiteteve publike në Kosovë brenda 2 viteve.
Në peticionin e Sindikatës së Punonjesve të Universiteteve të Shqipërise (SPUSH) propozohet që rritja e pagës të jetë tani me 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.
Po kështu kërkohet:
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP më 2023, ndërkohë aktualisht në përqindjen e GDP-së është mbi 10 herë më i ulët se në disa vende të rajonit
-Kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagë për "dëmshmëri shëndeti në punë", për laborantët dhe stafin akademik që punojne në laboratore, në kontakte me "substanca të rrezikshme dhe preparate të tjera”
-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1%, dhe nga 15 vjet që eshtē aktualisht, në 25 vjet.
-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në menyrë që kjo t'i afrohet vlerës së pagesës në universitetet private.
-Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka nje zbritje prej 50% tè pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit te orës mësimore të leksionit, e cila me parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndersa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me oret e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Kërkojnë të rishikohet menyra e përllogaritjes se tatimit mbi këto të ardhura. Kërkojnë gjithashtu pezullimin e titullit akademik “profesor”, deri në 2026 meqë doktoraturat e reja u rihapën më 2022, ndërsa për periudhen 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bēre tëpamundur realizimin e kētij kushti./Syri