PD paralajmëron greva dhe protesta
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në një deklaratë për mediat bëri me dije se në mbledhje u diskutua për aksionet opozitare, ku paralajmëroi se do të ketë greva dhe protesta.
Më tej ai konfirmoi se mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar e PD-së do të mbahet të shtunën, ku pritet të votohet dhe rregullorja e primareve, e cila u shty ditën e sotme. “Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.