Kullat pa leje i ngrihen para hundës
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se identifikimi i kateve pa leje dhe abuzimet nga ndërtuesit nuk është detyrë e tij për t’i parë, duke iu përgjigjur kështu kritikëve që ngrenë pyetjen përse tani është marë vendimi nga qeveria për konfiskimin e tyre.
“Me këtë vendim ne i kemi vënë me shpatulla për muri të gjithë këta, por zgjidhja që vjen nga ky vendim i sotëm, është një zgjidhje që i jep përgjigje përfundimtare pyetjes si nuk i kemi parë, nuk është detyra ime funksionale të shoh kate dhe pse të gjithë jemi mësuar t'i ndjekim këto procese”, u shpreh kryeministri.
Ai e vazhdoi pretendimin qesharak, duke thënë se tani ndërimet pa leje do i shohin me satelit.
"Një detaj është që me satelitët nuk do ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin. Sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës. Nëse këtu do kishim qiellin e hapur dhe jo tavanin, ky perimetër këtu është i kapshëm," tha Rama.
Si gjithmonë, Rama e shkarkoi përgjegjësinë te të tjerët. Ai nuk i ka kursyer kritikat edhe për inspektorët duke theksuar se i shesin shtetit një realitet të paqenë duke bërë letra false në këmbim të ryshfetit./syri/