Shtator 30, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Digjet banesa në Allkaj

Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme ka rrënuar një banesë në Allkaj, qendër administrative e bashkisë Lushnje.

Zjarri ka rënë në një banesë e cila ishte e lidhur dhe me dy të tjera nën një çati.

Që prej mbrëmjes së sotme Emiljano Cullhaj do të jetë i pastrehë. 39-vjeçari jetonte i vetëm në këtë shtëpi, e cila për shkak të zjarrit tashmë është totalisht e rrënuar.

Emiljano ka qenë në kafenë e fshatit në momentet kur e kanë njoftuar se banesa e tij po digjej.

Zjarrfikësit e mbërritur në vend kanë bërë punën e tyre dhe kanë shuar zjarrin, por dëmi është total.

Asnjë prej orendive shtëpiake, veshjeve, krevateve dhe divaneve nuk i ka shpëtuar flakëve.

Zjarrfikësit dyshojnë se mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin, pasi asnjë person nuk ishte në banesë në momentin e rënies së zjarrit./syri/